Maqedoni

Kapet ujk në Kozle, ishte mbajtur si kafshë shtëpiake

13.05.2026 09:18

Nga Kopshti Zoologjik informojnë se ujku është vendosur në karantinë dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore....

Një ujk që ishte mbajtur si kafshë shtëpiake mbrëmë është vërejtur në lagjen Kozle të Shkupit. Pas denoncimit nga qytetarët, kanë intervenuar policia, ekipet e Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit, pas çka kafsha është kapur në mënyrë të sigurt dhe është transportuar në ZOO Shkup.
 
Nga Kopshti Zoologjik informojnë se ujku është vendosur në karantinë dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore. Theksojnë se bëhet fjalë për një kafshë të butë dhe të qetë, por rikujtojnë se mbajtja e kafshëve të egra si kafshë shtëpiake është e ndaluar dhe e rrezikshme.
 
Nga ZOO Shkup apelojnë që qytetarët të raportojnë rastet e mbajtjes ilegale të kafshëve të egra te institucionet kompetente.