Botë

Francezja në gjendje kritike nga Hantavirusi

13.05.2026 11:34

Një grua franceze e infektuar me Hantavirus në anijen turistike Hondius është në gjendje kritike....

Një grua franceze e infektuar me Hantavirus në anijen turistike Hondius është në gjendje kritike. Pacientja ka një formë të rëndë të sëmundjes që ka shkaktuar probleme kërcënuese për jetën në mushkëri dhe zemër. 
 
Ajo është aktualisht e shtruar në një spital në Paris. Specialisti i sëmundjeve infektive në spitalin ku është shtruar gruaja, Dr. Xavier Lescure, tha se pacientja ka një formë të rëndë të sëmundjes që ka shkaktuar probleme kërcënuese për jetën në mushkëri dhe zemër. Ajo është e lidhur me një makinë që pompon gjak përmes mushkërive artificiale, duke siguruar oksigjen dhe duke e kthyer atë në trup.
 
Gruaja filloi të zhvillonte simptoma të Hantavirusit, pasi u evakuua nga anija turistike, ose më saktë gjatë fluturimit për në shtëpi, tha ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist. Evakuimi i 87 pasagjerëve dhe 35 anëtarëve të ekuipazhit nga anija turistike përfundoi të hënën në mbrëmje. Pas evakuimit, Hondius po kthehet në Holandë, ku do të pastrohet dhe dezinfektohet.