Botë

Zjarr në një qendër azili në Holandë/ Protestuesit hodhën pranë ndërtesës

13.05.2026 17:23

Një zjarr shpërtheu në një qendër azili në Holandë...

Një zjarr shpërtheu në një qendër azili në Holandë, gjatë një proteste kundër emigrantëve në zonën e Loosdrecht.

Sipas mediave vendase, rreth 400 protestues u mblodhën pranë qendrës së azilkërkuesve.

Situata u përshkallëzua kur disa prej tyre hodhën fishekzjarre në shkurret përpara godinës, duke shkaktuar zjarr.

Raportohet se protestuesit fillimisht penguan ndërhyrjen e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve, ndërsa policia u detyrua të ndërhyjë me njësi speciale për të shpërndarë turmën.

Në momentin e incidentit, brenda ndërtesës ndodheshin 15 azilkërkues, të cilët nuk pësuan lëndime.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në vend.

Kryeministri holandez, e cilësoi protestën e dhunshme si “plotësisht skandaloze”, në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.