Maqedoni

Parashikimi i motit

14.05.2026 08:53

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë.
 
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.