Maqedoni
Hapja e Zyrës Popullore të Presidentit
14.05.2026 09:05
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të drejtohet me rastin e hapjes së Zyrës Popullore të Presidentit, në Shkup....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të drejtohet me rastin e hapjes së Zyrës Popullore të Presidentit, në Shkup. Rivendosja e praktikës së zyrave të hapura të Presidentit është në përputhje me përcaktimet dhe premtimet e përfshira në programin e presidentes Siljanovska-Davkova, me qëllim kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, si dhe paraqitjen e ankesave, iniciativave qytetare, peticioneve dhe propozimeve nga ana e tyre.
Në hapjen e Zyrës Popullore do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit civil. Në kuadër të ngjarjes, presidentja do të zhvillojë takim me qytetarë.
