Maqedoni
Komunikacioni në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata
14.05.2026 10:12
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër pellgje, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15 prilli, aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është i hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3,5 tonë.
