Maqedoni

Në bisedën telefonike mes kryeministrit dhe prokurorit publik nuk është biseduar për detaje të lëndëve

14.05.2026 10:29

Nga Prokuroria Publike konfirmojnë se kryeministri ka zhvilluar bisedë telefonike me prokurorin publik të shtetit...

Nga Prokuroria Publike konfirmojnë se kryeministri ka zhvilluar bisedë telefonike me prokurorin publik të shtetit, por pretendojnë se nuk është folur për detaje të lëndëve konkrete. Thonë se prokurori ka qenë i informuar me të njëjtat informacione që më parë janë bërë publike në media.
 
Po ashtu theksojnë se prokurori i lëndës nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit vendos në mënyrë të pavarur, në përputhje me garancitë ligjore dhe kushtetuese për pavarësinë e prokurorisë.