Maqedoni

Intervenimet e panevojshme kardiologjie, Komisioni i huaj - gjetje të dyshimta te 9 pacientë

14.05.2026 11:43

Aliu prezantoi rezultatet e komisionit të huaj që analizoi dyshimet për ndërhyrje të mundshme të panevojshme kardiake dhe kardiokirurgjikale në spitalet private...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, prezantoi rezultatet e komisionit të huaj që analizoi dyshimet për ndërhyrje të mundshme të panevojshme kardiake dhe kardiokirurgjikale në spitalet private, të kryera për përfitim financiar. Nga 13 rastet e analizuara, tek nëntë raste ekspertët e huaj identifikuan gjetje të dyshimta në dokumentacion dhe vlerësim diagnostiko, theksoi ministri Aliu.
 
“Dokumentacioni tregon rezultate të dyshimta gjatë evaluimit diagnostik, për shembull mospërputhjen ndërmjet rezultateve angiografike nga koronarografia dhe raportit të shkruar, pas së cilës ka pasur indikacione të papërshtatshme për procedura qoftë endovaskulare apo kirurgjikale. Lidhur me këto raste, Komisioni vlerëson se, citoj, disa aspekte të trajtimit dhe menaxhimit të pacientëve kanë qenë nën standardin e pritur profesional dhe mund të kenë ndikuar negativisht në rezultatin e tyre klinik. Pra, pacientët janë të moshës 45 deri në 78 vjeç, të cilët kanë qenë objekt analize. Rastet e analizuara kanë të bëjnë me intervenime dhe procedura të realizuara në institucione shëndetësore të sektorit publik dhe privat, si Klinika Universitare e Kardiologjisë, Klinika Universitare e Kardiokirurgjisë, Spitali Klinik i Shtipit, “Tet Shtatori”, Kardioart Shtip, Spitali Klinik “Zhan Mitrev” dhe Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në Shkup. Këto konkluzione janë serioze dhe nuk guxojnë të relativizohen, por gjithashtu nuk guxojnë të përdoren për përgjithësim apo për dëmtim të reputacionit të të gjithë profesionistëve dhe mjekëve, ose për stigmatizimin e institucioneve shëndetësore.”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.