Botë
Takimi Tramp - Xi Jinping, Jinping: Të jemi partnerë, jo kundërshtarë
14.05.2026 12:12
Ka përfunduar takimi mes presidentit të ShBA-së, Donald Tramp, dhe presidentit kinez Xi Jinping në Kinë...

Ka përfunduar takimi mes presidentit të ShBA-së, Donald Tramp, dhe presidentit kinez Xi Jinping në Kinë, i cili zgjati rreth dy orë dhe u përqendrua kryesisht te marrëdhëniet tregtare, teknologjia dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Pas bisedimeve, presidenti Tramp deklaroi se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Pekinit “do të bëhen më të mira”, duke sinjalizuar një përpjekje për uljen e tensioneve mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë.
“Ne duhet të jemi partnerë, jo kundërshtarë.”, deklaroi Xi Jinping, duke shtuar se Kina dhe ShBA-ja duhet të përparojnë së bashku dhe të menaxhojnë me kujdes marrëdhëniet për çështjen e Tajvanit. Ai shton se pavarësia e Tajvanit është “në thelb e papajtueshme” me paqen në Ngushticën e Tajvanit. Dhe paqja në ngushticë është “pika më e madhe e përbashkët midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, theksoi Jinping.
