Botë
Zelenski: Moska lëshoi 800 dronë
14.05.2026 12:35
Një sulm ajror rus në shkallë të gjerë goditi kryeqytetin e Ukrainës gjatë orëve të para të mëngjesit...

Një sulm ajror rus në shkallë të gjerë goditi kryeqytetin e Ukrainës gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në të gjithë Kievin.
“Armiku po e godet Kievin me dronë dhe raketa balistike.”, deklaroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitçko, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.
Sulmi vjen pas përfundimit të armëpushimit treditor të shpallur nga Rusia në kuadër të përkujtimeve për fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Pas armëpushimit, forcat ruse kanë rifilluar bombardimet intensive ndaj qyteteve ukrainase.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi të mërkurën se Moska kishte lëshuar “800 dronë” kundër Ukrainës, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të ri të sulmeve ajrore. Raporti thekson gjithashtu se viti 2025 rezultoi viti i dytë më vdekjeprurës për civilët që nga fillimi i luftës, me më shumë se 2.500 viktima civile.
