Maqedoni

Manastir, burri theri me thikë bashkëshorten e tij

14.05.2026 14:50

Një 33-vjeçar nga Manastiri, me iniciale A.R., në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij...

Një 33-vjeçar nga Manastiri, me iniciale A.R., në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Nga plagët e marra, 31-vjeçarja A.V. nga Manastiri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë.
 
“Punonjës policie nga Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir e kanë privuar nga liria A.R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij A.V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk kanë jetuar bashkë, e cila nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.