Maqedoni

Siljanovska Davkova: Përdorimi i mbiemrit maqedonas s’mund të ndalohet

14.05.2026 14:58

Marrëveshja e Prespës e rregullon përdorimin e termave për institucionet shtetërore...

Marrëveshja e Prespës e rregullon përdorimin e termave për institucionet shtetërore, por përdorimi i mbiemrit “maqedonas” për identitetin dhe popullin nuk mund të ndalohet – deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas reagimeve ndaj përdorimit të termit “veri-maqedonas” nga shefja e diplomacisë bullgare, Vesislava Petrova Çamova. Ajo tha se qëndrimi i saj ndaj Marrëveshjes së Prespës mbetet i pandryshuar dhe kërkoi respektim të plotë të marrëveshjes.
 
“Nuk ndalohet, e as nuk mund të ndalohet përdorimi i mbiemrit “maqedonas”. Madje, kjo është pjesë edhe e vetë marrëveshjes. Tani, ata që e kanë mbështetur dhe që e kanë nënshkruar marrëveshjen, duhet të jenë të parët që do të kërkojnë respektimin e saj.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Filipçe: Mickoski të kërkojë falje publike
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të socialdemokratëve, i cili tha se kjo deklaratë e presidentes nxorri në pah propagandën e errët që ka bërë me vite Mickoski dhe partia e tij në dëm të LSDM-së. 
 
“Të kërkoj falje për vitet e humbura, për të gjitha fyerjet që i përjetuan ata që e mbështetën LSDM-në, për ata që besuan në BE-në, për shumë njerëz që për shkak të euroskepticizmit dhe kësaj fushate të rreme e braktisën vendin dhe u shpërngulën. Kërkoj nga Hristijan Mickoski të dalë dhe të kërkojë falje në emrin e tij dhe në emër të partisë së tij.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Mucunski: Opozita me qëndrime të njejta me bullgarët
 
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ritikoi opozitën, duke thënë se qëndrimet e Sofjes dhe partisë kryesore opozitare përputhen tërësisht. 
 
"Roli im si ministër i Punëve të Jashtme dhe roli i Qeverisë është që gjithmonë të qëndroj në vijën e mbrojtjes së asaj që është interesi ynë kombëtar dhe prioritet i shtetit, që do të thotë të mos heshtim kur ka përpjekje për të poshtëruar shtetin, por të qëndrojmë të vendosur në ato qëndrime që janë të rëndësishme për ne, por edhe të ndërmarrim hapa për të bërë gjithçka që është e nevojshme për ta çuar vendin përpara drejt rrugës evropiane.", - u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. 
 
Mucunski me këtë rast informoi që javën e a rdhshme në Suedi do të ketë një takim të ri me homolegen e tij bullgare në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. 
 
ERSAN PAJAZITI