Tajvani: Kina nuk na përfaqëson, është rrezik për paqen rajonale
Tajvani ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke reaguar ndaj komenteve...

Tajvani ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke reaguar ndaj komenteve të Kinës pas takimit të të Xi me Trumpin.
Ministria e saj e jashtme thotë se “Kina nuk ka të drejtë të përfaqësojë Tajvanin në ngritjen e ndonjë pretendimi në skenën ndërkombëtare”.
“Kina ka vazhduar prej kohësh të kryejë aktivitete të ndryshme ngacmimi dhe kërcënime ushtarake në Detin e Kinës Lindore, Detin e Kinës Jugore, Ngushticën e Tajvanit dhe zonat përreth Tajvanit”, deklaroi ministria e Tajvanit.
“Edhe ndërsa udhëheqësit e SHBA-së dhe Kinës po takoheshin, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës vazhdoi të dërgonte aeroplanë dhe anije ushtarake për të ngacmuar dhe kërcënuar zonat përreth Ngushticës së Tajvanit”, shtoi ajo.
Tajvani deklarooi se “Kina është burimi i vetëm i rrezikut për paqen dhe stabilitetin rajonal aktualisht”.
“Si një anëtar i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare, Tajvani do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në dhe vendet me të njëjtat mendime për të mbrojtur së bashku paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ngushticën e Tajvanit, si dhe lirinë, hapjen dhe prosperitetin e rajonit Indo-Paqësor”, përfundon deklarata.
