Maqedoni

Vranësira me periudha me diell, në disa vende reshje të rrëmbyeshme shiu dhe erë

15.05.2026 08:40

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërsa maksimalja nga 20 deri në 26 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë.