Maqedoni
Seanca të katër komisioneve parlamentare
15.05.2026 10:47
Katër komisione parlamentare sot do të mbajnë seanca...

Katër komisione parlamentare sot do të mbajnë seanca: Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni Juridiko-Ligjvënës, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Në rend dite të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë Propozim-ligji për shtesë rinore dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat industriale të gjelbra, të dy në lexim të dytë. Këto dy propozime janë në rend dite në lexim të dytë edhe në seancën e Komisionit Juridiko-Ligjvënës.
Në rend dite të seancës së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë nga marrëdhënia e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë për vitin 2025.
Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në seancën e sotme do të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskryetarin.
