Rajon

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos në Kosovë

15.05.2026 12:12

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian Marta Kos, u prit nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu...

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian Marta Kos, u prit nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe më pas do ta zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
 
Kos kishte paralajmëruar javë më parë se do ta vizitonte Kosovën për bisedime lidhur reformat për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
 
“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndroj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje.”, kishte deklaruar ajo.
 
Kosova më 16 prill i mori 61.8 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pasi ratifikoi marrëveshjet përkatëse dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Evropian. Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë prej 6 miliardë eurosh.