Botë
Mehani: Më sulmoi fizikisht Sami Lushtaku, Nura: Lushtaku nuk e ka goditur Mehanin, Kurti: Askush nuk është mbi ligjin
15.05.2026 16:57
Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani...

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, është sulmuar një ditë më parë në Skenderaj, siç pretendon ai nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Por, ky i fundit i ka mohuar pretendimet e Mehanit.
Edhe nënkryetari i kësaj komune, Fadil Nura, ka thënë se Lushtaku nuk e ka sulmuar Mehanin.
Nura është ankuar edhe për praninë e madhe të policisë në komunën e Skenderajt pas incidentit. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se reagimi i Policisë dhe Prokurorisë ka qenë i vonuar.
