Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, autoritetet: Mos u shqetësoni

15.05.2026 17:23

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë goditi brigjet lindore të ishullit...

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë goditi brigjet lindore të ishullit më të populluar të Japonisë, Honshu, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
 
Epiqendra e tërmetit ishte afërsisht 49 kilometra në lindje-juglindje të Ofunatos, në provincën Iwate.
 
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima.
 
Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami në kohën e raportimit.
 
Zyrtarët i bënë thirrje banorëve mos frikësohen.