Oda e Zejtarëve të RMV-së, mirëpret subvencionimin e zejtarëve
Oda e Zejtarëve të RMV-së, mirëpret vendimin e Ministrisë së Ekonomisë...

Oda e Zejtarëve të RMV-së, mirëpret vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për Subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarëve, nëpërmjet bashkëfinancimit prej 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë, thirrje kjo e shpallur dje nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi.
"Këtë vit masat janë ngritur, nga viti i kaluar kur ishte diku rreth 5 milion denarë këtë vit është 11 milion denarë. Sigurisht se masa do të ndikojë në zhvillimin dhe promovimin e Zejtarëve por jo vetëm atyre pasiqë si masë u takon edhe ndërmarrjeve të vogla që kanë në vete Zejtarinë. Shuma e subvencionimit arrin deri n 200 mijë denarë për repro material dhe vegla pune apo makineri të ndryshme për të zhvilluar produktivitetin Zejtarët apo për të qenë më konkurent në tregun e punës", - theksoi për TVM2, Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Falziji.
Falziji u bënë thirrje të gjithë Zejtarëve që të aplikojnë dhe të plotësojnë dokumentet e kërkuara me qëllim që të përfitojnë nga këto mjete.
"I informuam anëtarët tonë që janë pjesë e Zejtarisë që të aplikojnë në masën që do të vazhdojë deri në fund të muajit të ardhshëm, sigurishtë se byrokracia është e zvogëluar sa i përket aplikimit të dokumentacioneve dhe që do të munden të aplikojnë të gjitha ato veprimtari Zejtareske që i plotësojnë kushtet dhe kanë licencë pune dhe janë të regjistruar në Odën e Zejtarëve të RMV", - u shpeh Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Falziji.
Ndryshe, kjo nuk është thirrja e parë për subvencionimin e bizneseve dhe Zejeve nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, porse thirrje të tilla ka patur edhe më herët, por që tani shuma e mjeteve është më e lartë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
