Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive, VLEN: Do të jetë organ aktiv
Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive....

Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive në kuadër të Kuvendit republikan, i cili ndër vite ka qenë thuajse jofunksional, pritet të merr rolin e tij të posacëm në trajtimin e cështjeve me interes për bashkësitë etnike joshumicë.
Partneri shqiptar i shumicës parlamentare zotohet se Komiteti nuk do të jetë më vetëm formalitet, por do të jetë organ aktiv. Ai do të jetë mekanizëm funksional, me vendimmarrje të gjallë dhe me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës, arsimin dhe kulturën, duke garantuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimit të Badinterit.
“Për vite me radhë, Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive është lënë në margjinë. Është defaktorizuar nga qasjet e BDI-së. Roli i tij është zbehur. Ka humbur peshën reale në vendimmarrje, edhe pse buron nga Marrëveshja e Ohrit.”- thuhet në kumteën e VLEN-it.
Në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive është zgjedhur deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi. Sipas VLEN, ai do t’i prijë një faze të re, me funksion të plotë dhe përgjegjësi të qartë institucionale.
