Arsim, interes i shtuar për arsim të mesëm profesional

17.05.2026 13:43

Është rritur interesimi i semimatuntëve për arsimin e mesëm profesional...

Është rritur interesimi i semimatuntëve për arsimin e mesëm profesional. Mundësitë më të shpejta për punësim menjëher pas përfundimit të shkollës, bashkëpunimi i shkollave me kompanitë si dhe promovimi më i madh i profileve të kërkuara në tregun e punës, janë faktorët të cilët ndikojnë në orientimin e të rinjëve drejt shkollimit të mesëm profesional, thonë nga Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional.

Sipas tyre, vitin e kaluar, 70% e semimaturantëve kanë zgjedhur shkollat e mesme profesionale.

“Është e rëndësishme që prindërit dhe nxënësit të informohen për profesionet që kërkohen në tregun e punës, mundësitë për paga dhe zhvillimet profesionale. Bashkëpunimi më i madh mes shkollave dhe kompanive ndihmon që arsimi profesional të shihet si praktik dhe modern.” – tha Besnik Zendeli nga Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional. 

Krahas zhvillimeve pozitive arsimi i mesëm profesional përballet edhe me problematika, numri i kufizuar i kuadrit profesional, mungesa e paisjeve moderne dhe laboratëve praktik për disa drejtime profesionale, si dhe mungesa e bashkëpunimit të mjaftueshëm me kompanitë për realizimin e praktikës, theksohen si disa nga sfidat aktuale.

“Edhe pse kemi memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, duhet intensifikim i bashkëpunimit sidomos në ngritjen e vetëdijes së kompanive shqiptare për trajnimin e mentorëve dhe pranimin e nxënësve për kraktikat profesionale ose të mësuarit përmes punës. Në disa shkolla tashmë janë hapur laborator dhe qendra moderne për praktika profesionale, megjithatë modernizimi ende nuk është i njejtë në të gjithë shkollat dhe kërkon investim të vazhdueshëm.” – deklaroi Besnik Zendeli nga Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional. 

Zendeli njoftoi se priten reforma të rëndësishme në programet mësimore të arsimit profesional me qëllim të futjes së kompetecave digjitale dhe aftësive të gjelbërta, si dhe ngritjen e kapaciteteve për këshillim në karrierë.

Po pregaditet edhe i koncepti i ri për arsim profesional. 

“Fokus më i madh do t’i jepet aftësive praktike, modularizmit të tërësishëm në të gjithë nivelet arsimore sipas nevojave reale të tregut të punës, zgjërimi i arsimit dual me më shumë praktikë në kompani, reformat synojnë rritjen e punsueshmërisë së të rinjëve dhe harmonizimin e sistemit arsimor me standarde evropiane.” – u shpreh Besnik Zendeli nga Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional. 

Nga 25 mijë vende të lira, në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2026/2027, 17 mijë vende janë më shkollat mesme profesionale, prej të cilave 7 mijë në paralelet duale që mundësojnë edhe mësimin praktik në mbi 1000 kompani. (Arlinda Baftiu, TVM2)