Vrasje në Bojanë të Sarajit, arrestohet 19-vjeçari, babai e dorëzoi në polici
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur banorët e Sarajit...

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur banorët e Sarajit, pasi një 19-vjeçar nga Bojana ka vrarë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij 18-vjeçar, ndërsa autori më pas ka njoftuar të atin për krimin e kryer.
Babai ka lajmëruar menjëherë policinë dhe e ka dorëzuar të birin tek autoritetet. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një zonë pyjore pranë Sarajit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur vetëm sot, pasi autori ka treguar vendin dhe ka pranuar veprën.
“Më 17 Maj 2026, në ora 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar personin me iniciale M.B.,19 vjec, nga Bojana, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Paraprakisht, në numrin emergjent 192 ishte paraqitur babai i tij, me iniciale I.B., i cili kishte deklaruar se M.B. i kishte pranuar se më 15.05.2026, në një pyll në afërsi të Sarajit, me armë zjarri kishte vrarë B.D., 18 vjec, nga Bojana.” - thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë të Brendshme.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa janë gjetur edhe trupi i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit me iniciale M.B. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
