Protesta, VLEN: Përfaqësojnë agjendën e BDI-së
Një ditë para protestës, partia VLEN...

Një ditë para protestës, partia VLEN sërish akuzoi BDi-në se është ajo që po qëndron pas grupit studentëve, organizatorë të protestës.
“I gjithë opinioni tashmë e ka kuptuar se disa “studentë” i janë futur lojës së pistë të BDI-së. Këta nuk përfaqësojnë studentët, por agjendën e BDI-së. Këta nuk janë zëri i studentëve. Janë zëri i BDI-së. Janë instrument politik i një partie që pas 20 vjet pushtet, luks, poste, tenderë dhe agallëk, po mundohet të fshihet pas të rinjve për t’u rikthyer nga kapexhiku.” – thuhet në kumtesën e VLEN-it duke shtuar se kjo lojë është e lexueshme, e tejdukshme dhe e dështuar që në nisje.
Partneri shqiptar në qeveri, zotohet se porovimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe të gjitha çështjet që BDI i ka lënë përgjysmë, do t’i rregullojë me përgjegjësi.
