Trump paralajmëron sërish Iranin: Duhet të veprojnë shpejt, ndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre
17.05.2026 20:05
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin....

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin.
“Ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”, u shpreh Trump në një reagim në Truth Social.
Gjithashtu ai ka theksuar se koha është shumë e rëndësishme dhe se nuk duhet shpërdoruar.
“Koha është esenciale”, shkruan ai.
Më parë, Trump postoi një foto me mbishkrimin: “Qetësia para stuhisë”.
Raportet sugjerojnë se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.
