Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell
18.05.2026 08:39
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu në vendet më të larta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja ditore do të arrijë nga 16 deri në 25 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
