Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, provimi i jurisprudencës të jepet në shqip
18.05.2026 16:25
Studentët shqiptarë kanë thirrur protestën e dytë me radhë në Shkup...

Studentët shqiptarë kanë thirrur protestën e dytë me radhë në Shkup, me kërkesën që provimit të jurisprudencës t’i nënshtrohen në gjuhën shqipe.
Organizatorët e protestës, unionet studentore të universiteteve në gjuhën shqipe, vlerësojnë se kjo e drejtë po u mohohet, edhe pse ju garantohet me Kushtetutë dhe ligjin e gjuhëve.
Protesta është thirrur për orën 16:30 para Urës së Gurit, për të vazhduar para Ministrisë së Drejtësisë, pasi ministri aktual Fillkov insiston se ky provim duhet të jepet në gjuhën maqedonase.
