Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu
19.05.2026 08:44
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, më të dendura në pjesët perëndimore dhe jugore mbi 20 l/m², bubullima dhe erë të përforcuar veriperëndimore.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 13 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
