Maqedoni

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 102-të

19.05.2026 09:19

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 102-të, në rendin e ditës së së cilës kanë mbetur ende 11 pika...

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 102-të, në rendin e ditës së së cilës kanë mbetur ende 11 pika. Para deputetëve sot është Propozim-ligji për huamarrje për nevoja të përgjithshme buxhetore në vlerë prej 260 milionë eurosh, i cili miratohet me procedurë të shkurtuar.
 
Sipas Propozim-ligjit, kredia do të tërhiqet në një transhë, në përputhje me afatet dhe kushtet e përcaktuara në Marrëveshjen për kredi. Afati për shlyerjen e kredisë është shtatë vjet, në nëntë këste të barabarta gjashtëmujore, me periudhë grejs prej tre vjetësh. Norma e interesit është variabile dhe përbëhet nga EURIBOR-i gjashtëmujor, i rritur për një margjinë prej 2.10 për qind.
 
Në rendin e ditës së seancës parlamentare janë edhe Strategjia Fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2027-2031, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për standardin e nxënësve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e ndërmarrjes publike Radiodifuzioni Maqedonas, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.