Maqedoni
Në Kuvend do të mbajnë seanca tetë komisione
19.05.2026 09:44
Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tetë komisione...

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tetë komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Punë të Brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punë të Brendshme dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Polici, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për standardin e nxënësve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Çështje Evropiane është Propozim-ligji për procedurën kontestimore, në lexim të parë.
Në rend dite të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e ndërmarrjes publike Radiodifuzioni Maqedonas, me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim, me procedurë të shkurtuar.
Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Financim dhe Buxhet janë Strategjia Fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2027-2031 dhe Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga KfW IPEX-Bank GmbH, Banco Bilbao Vizcaya Argentaria, S.A., Erste Group Bank AG, AKA Ausfuhrkredit-Gesellschaft mbH dhe Merrill Lynch International, sipas Marrëveshjes për kredi për nevoja të përgjithshme buxhetore, përfshirë financimin e shpenzimeve kapitale dhe rifinancimin e detyrimeve të përcaktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.
Para anëtarëve të Komisionit Juridiko-Ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për standardin e nxënësve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Punë të Brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punë të Brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Polici, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e ndërmarrjes publike Radiodifuzioni Maqedonas, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim, Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga KfW IPEX-Bank GmbH, Banco Bilbao Vizcaya Argentaria, S.A., Erste Group Bank AG, AKA Ausfuhrkredit-Gesellschaft mbH dhe Merrill Lynch International, sipas Marrëveshjes për kredi për nevoja të përgjithshme buxhetore, përfshirë financimin e shpenzimeve kapitale dhe rifinancimin e detyrimeve të përcaktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
