Maqedoni

Shkupi nikoqir i Forumit të Strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Jonian

19.05.2026 10:32

Në Shkup sot zyrtarisht fillon Forumi i 11-të i Strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Jonian...

Në Shkup sot zyrtarisht fillon Forumi i 11-të i Strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) – “EUSAIR në veprim: nga përkushtimi deri te ndikimi”.
 
Forumi paraqet ngjarje të nivelit të lartë, në të cilën është paraparë pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë nga vendet pjesëmarrëse në EUSAIR, si dhe përfaqësuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian.
 
EUSAIR është iniciativë e vendeve anëtare të BE-së, e dorëzuar në Komisionin Evropian, dhe ka për qëllim promovimin e prosperitetit të qëndrueshëm ekonomik dhe social në rajon.
 
EUSAIR përfshin 10 vende – 4 prej tyre janë vende anëtare të BE-së (Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia) dhe 6 vende që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, San Marino, Mali i Zi dhe Serbia).
 
EUSAIR gjithashtu synon edhe mbështetjen e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, krijimin e sinergjive dhe nxitjen e koordinimit ndërmjet të gjitha territoreve në rajonin Adriatiko-Jonian.
 
Në forum do të përfshihen tema të ndryshme, përfshirë avancimin e zbatimit të Planit të rishikuar të Veprimit të EUSAIR-it, forcimin e bashkëpunimit në drejtim të zgjerimit të BE-së, promovimin e përfshirjes së të rinjve, përballjen me sfidat demografike dhe mbështetjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe integrimit rajonal.