Botë

Masakër me 5 të vrarë në San Diego, autori, nxënës në mësim online

19.05.2026 11:23

Një nga të dyshuarit për të shtënat në një xhami në San Diego është identifikuar si një 17-vjeçar..

Një nga të dyshuarit për të shtënat në një xhami në San Diego është identifikuar si një 17-vjeçar, ish-nxënës dhe mundës i shkollës së mesme, i cili aktualisht ndiqte një program shkollimi online. Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari është identifikuar si Kain Klark.
 
Zyrtarët e distriktit shkollor të San Diegos bëjnë me dije se Klark ka ndjekur më herët shkolla publike në qytet, ndërsa nga viti 2021 ishte regjistruar në një program arsimimi online. Megjithatë, ai kishte vijuar të merrte pjesë në aktivitete sportive në shkollën e mesme “Madison”, ku ishte pjesë e ekipit të mundjes gjatë viteve 2024 - 2025. Sipas të dhënave të shkollës, Klark nuk kishte marrë pjesë në aktivitete këtë vit dhe nuk kishte probleme disiplinore të regjistruara në shkollën e mesme, përveç një incidenti të vogël në fëmijëri. Hetimet për të shtënat në San Diego vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar motivet e ngjarjes.