Maqedoni

Forumi EUSAIR në Shkup, në fokus, zgjerimi i BE-së

19.05.2026 12:15

Shkupi ka hapur Forumin e 11-të të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR)...

Shkupi ka hapur Forumin e 11-të të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i cili këtë vit po mbahet nën moton "EUSAIR në veprim”| duke sjellë përfaqësues të lartë nga rajoni dhe nga institucionet e Bashkimit Evropian. Përveç forcimit të lidhjeve ekonomike dhe sociale, EUSAIR përqendrohet gjithashtu në nxitjen e koordinimit midis vendeve të rajonit dhe krijimin e sinergjive në politikat e përbashkëta drejt integrimit evropian, u tha me këtë rast. 
 
“Sot si asnjëherë më parë rëndësia e bashkëpunimit makro-rajonal po bëhet më se evidente. Evropa po përballet me situatë të ndërlikuar gjeopolitike, problem energjetik, tensionet në Lindjen e Mesme që janë kërcënime edhe për rajonin evropian, por edhe për ne. Në rrethana të tilla bashkëpunimi nuk paraqet vetëm opsion politik, është nevojë strategjike dhe këtu EUSAIR tregon vlerat e saj, sepse është platformë që lidh vendet anëtare të BE-së me vendet kandidate, sa u përket prioriteteve të përbashkëta, sfidave dhe së ardhmes së përbashkët evropiane.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bekim Sali.