Botë
ShBA, Trampi pezulloi sulmin e planifikuar ndaj Iranit
19.05.2026 14:28
Presidenti i ShBA-së ka bërë të ditur se ka pezulluar për kohë të pacaktuar një sulm ndaj Iranit...

Presidenti i ShBA-së ka bërë të ditur se ka pezulluar për kohë të pacaktuar një sulm ndaj Iranit, me kërkesë të aleatëve nga Lindja e Afërt, duke bërë të qartë se kanë zhvilluar diskutime të rëndësishme me Iranin dhe se presin rezultate nga këto diskutime.
“M’u kërkua nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa të tjerë nëse mund ta shtynim për 2 ose 3 ditë, një periudhë të shkurtër, sepse ata mendojnë se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Dhe nëse mund ta bëjmë këtë në mënyrë që asnjë armë bërthamore të mos përfundojë në duart e Iranit, mendoj se, nëse ata janë të kënaqur, ndoshta do të jemi të kënaqur edhe ne.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
Trampi gjithashtu bëri të ditur se për këtë hap është njoftuar edhe Izraeli, dhe, siç shprehet ai, njerëzit e tjerë në Lindjen e Mesme që kanë qenë të përfshirë me ne. Ky është zhvillim shumë pozitiv, por do të shohim nëse do të çojë apo jo në diçka, ka deklaruar Trampi.
ARLINDA BAFTIU
