Maqedoni

Kroacia miratoi ligjin, shoferët profesionistë me viza afatgjata

19.05.2026 14:51

Kroacia ka miratuar ligjin me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata....

Kroacia ka miratuar ligjin me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata. Këtë vendim e ka përshëndetur ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
 
“Në Kroaci është miratuar ligji me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata. Ky është një hap përpara në zgjidhjen e problemit që u krijua me vendosjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do t’u ndihmojë shumë shoferëve profesionistë maqedonas.”, ka shkruar Nikolloski në postimin e tij.
 
Nikolloski shtoi se kjo është rezultat i marrëveshjes së arritur me zëvendëskryeministrin dhe ministrin, Oleg Butkoviq, në janar të këtij viti.