VMRO-DPMNE dhe BDI përplasen për rastin “Mazut”
VMRO-DPMNE dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti...

VMRO-DPMNE dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë shkëmbyer akuza lidhur me çështjen e “Mazutit”. Sipas Ahmetit, deklaratat e deputetit Antonio Milloshoski për ndërprerjen e hetimeve në rastin “Mazut” përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit.
“Dihet që në të kaluarën, z.Milloshovski ka pasur probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me prona, me padrejtësi që janë ushtruar ndaj familjes së “Pucko Petrollit”. Kjo është në vazhdën e ushtrimit të presionit mbi drejtësinë dhe ndikimet që duan t’i ushtrojnë dhe të frikësojnë të gjithë ato ligj-zbatues.”, - deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërsa, sipas VMRO-DPMNE-së, interesat familjare dhe personale të prokurorëve Kolareviq dhe Abazi, amnistuan të dyshuar të afërt me LSDM-së dhe BDI-në në rastin "Mazut" me vlerë prej 167 milionë eurove.
“Raportet e Zyrës Shtetërore të Auditimit nuk ishin të mjaftueshme, provat nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk ishin të mjaftueshme, nuk ishte e mjaftueshme që njerëzit po helmoheshin, por ishte e mjaftueshme që Kolareviq dhe Abazi, një nga udhëheqësit më të lartë të LSD-së dhe BDI-së, t'u thoshin atyre se procedura e ndjekjes penale duhet të ndërpritet.”, - theksoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Kolareviq ka lidhje familjare me kuadro të zgjedhura nga LSD, ndërsa Abazi ka marrëdhënie të njohura me BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Ky koalicion i Kolareviqit dhe Abazit nga prokuroria e shpëtoi “koalicionin e LSDM-së dhe BDI-së në politikë”. (Fitim Kryeziu, TVM2)
