Maqedoni

Dita Botërore e Mjekëve të Mjekësisë Familjare, iniciativë për njohjen e mjekësisë familjare

19.05.2026 15:51

U shënua Dita Ndërkombëtare e Mjekëve të Mjekësisë Familjare...

U shënua Dita Ndërkombëtare e Mjekëve të Mjekësisë Familjare. Me këtë rast u theksuan një sërë ankesash për mungesën e mjekëve të kujdesit shëndetësor familjar, pagat e ulëta, ngarkesën me shumë punë administrative, si dhe kërkesa për  njohjen e specializimeve të mjekëve. 
 
“Problemet mbeten të njëjta. 15 vite specializimi për mjekësinë familjare nuk është e pranuar. Edhe pse mjeku i familjes ka një numër të madh kompetencash, ka një numër të madh kolegësh që janë specialistë në mjekësinë familjare që kryejnë edhe spirometri dhe eko-diagnostikë dhe otoskopi e të ngjashme, megjithatë, ata kurrë nuk mund të kërkojnë pagesë për këtë shërbim, ata nuk mund ta vlerësojnë në mënyrë adekuate punën që ofrojnë, ne jemi të kufizuar në përshkrimin e një numri të madh ilaçesh.”, - deklaroi mjeku, Dragan Gjorgjievski.
 
Mjekët amë thonë po ashtu se kanë problem edhe me financimin. Ordinancat që janë në vendbanime të vogla nëpër fshatra kanë filluar të largojnë nga puna punonjës shëndetësorë, sepse nuk kanë mjete për t’i paguar.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI