Shërbimet e reja sociale në vend, trajnime për kategoritë e rrezikuara sociale

19.05.2026 17:41

U prezantuan rezultatet e pilot projekteve për futjen e shërbimeve të reja sociale...

U prezantuan rezultatet e pilot projekteve për futjen e shërbimeve të reja sociale në Maqedoni përmes mbështetjes për 25 organizata të shoqërisë civile. Në kuadër të këtij projekti të Ministrisë së Politikës Sociale, Rinisë dhe Demografisë në bashkëpunim me partnerë nga Austria, një numër i madh i të rinjve nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve morën trajnim profesional, të cilët pas marrjes së diplomave do të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës.

“Rezultate të shkëlqyera për vajzat e reja të moshës 15-24 vjeç nga kategoritë më të cenueshme dhe personat me aftësi të kufizuara, ku ofruam trajnime në 18 komuna me 14 organizata të tjera joqeveritare, dhe pas këtyre trajnimeve ato fitojnë profesione të verifikuara.”, - theksoi Suzana Trajkovska nga “SIZIGIJA”.

“Këtë vit kemi lidhur 97 marrëveshje administrative për të mbështetur 97 organizata të reja të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve sociale dhe krahasuar me vitin e kaluar, numri ishte vetëm 57. Sot numri i përfituesve është në rritje.”, - u shpreh Fatmir Sabriu nga Ministria e Politikës Sociale.

Partnerët nga politika sociale e Austrisë shprehen të kënaqur për mbështetjen e formimit të më shumë organizatave joqeveritare, që janë të angazhuar profesionalisht në këtë fushë dhe që mundësojnë shërbime konkrete për kategoritë e rrezikuara sociale në shoqëri. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)