Stojanoski: Të hartojmë ligj në përputhje me kushtetutën
Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE...

Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE, thotë se qeveria po kërkon zgjidhje të qëndrueshme ligjore në lidhje me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas tij pritet hartimi i një ligji që do të jetë në përputhje me Kushtetutën.
“Është turp që BDI, pas 20 vjetësh dhe 8 ministrash të Drejtësisë, nuk e ka zgjidhur këtë problem dhe nuk ka asgjë tjetër për t’u ofruar qytetarëve përveç këtij nacionalizmi. Së bashku me partnerët tanë të koalicionit, dje e gjithë publiku në Republikën e Maqedonisë mundi të shihte se u mbajt një takim për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme kushtetuese. Çfarë do të thotë një zgjidhje kushtetuese e qëndrueshme? Të hartojmë një ligj që do t’i rezistojë provës së kohës, në mënyrë që të mos luajmë me emocionet dhe nevojat e qytetarëve. Nëse po bëjmë ligj dhe po zgjidhim problem, le ta bëjmë në mënyrën që e diktojnë Kushtetuta, ligjet dhe Komisioni i Venecias” – tha Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
