Maqedoni
Parashikimi i motit
20.05.2026 08:43
Moti sot do të jetë pjesërisht me re dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në rajonet skajore perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 50 km/h.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 5 deri në 13 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë ndërmjet 19 dhe 26 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
