Maqedoni
Në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit
20.05.2026 09:16
Me paraqitjen e provave materiale të propozuara nga Prokuroria...

Me paraqitjen e provave materiale të propozuara nga Prokuroria, në sallën e gjyqit në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”.
Në seancën e mëparshme, Prokuroria prezantoi video shqetësuese nga nata tragjike. Zjarr i fuqishëm, tym i dendur, ndezje e mjeteve piroteknike. Për shkak të pamundësisë së paraqitjes para organeve të ndjekjes, u lexuan edhe deklaratat e dy dëshmitarëve, të dhëna në Prokurori gjatë procedurës hetimore.
Familjet e viktimave kërkojnë drejtësi joselektive dhe epilog gjyqësor që nuk do të lërë përshtypjen se sistemi sërish po e mbron vetveten.
