Maqedoni
Sot seanca e 14-të e Gjykatës Kushtetuese
20.05.2026 10:26
Gjykata Kushtetuese sot ka nisur seancën e 14-të...

Gjykata Kushtetuese sot ka nisur seancën e 14-të, me fillim në orën 9:30, në të cilën do të shqyrtojë disa iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha të ndryshme, përfshirë urbanizmin, mjedisin jetësor, shëndetësinë dhe vetëqeverisjen lokale.
Siç informon Gjykata, është paraparë shqyrtimi i shtatë iniciativave që përfshijnë dispozita nga Ligji për Ndërtim, Ligji për Gjueti dhe Faunë të Egër, Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe akte nga fusha e sigurimit shëndetësor dhe vendime të miratuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Në rend dite është edhe informacioni për një lëndë lidhur me dispozita të Ligjit për Gjykatat, ndërsa Gjykata do të vendosë edhe për një draft-vendim për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 176, paragrafi 2, të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
