Maqedoni

Doganat konfiskojnë gjysmë milion euro, shtetasi nga Shqipëria përndiqet penalisht

20.05.2026 11:45

Sektori për kontroll dhe ndjekje pranë Drejtorisë Doganore parandaloi tentim për kalim jolegal të gjysmë milioni eurove...

Sektori për kontroll dhe ndjekje pranë Drejtorisë Doganore parandaloi tentim për kalim jolegal të gjysmë milioni eurove të gjetur në bunker të krijuar special të një minibusi, gjë që rezultoi me konfiskimin me të madh historik që ka realizuar Drejtoria Doganore. Të hollat janë konfiskuar, ndërsa kryesi shtetas i Shqipërisë, i cili ka drejtuar minibusin është përndjekur penalisht dhe për të  është shqiptuar vendim gjyqësor nga Gjykata e Kumanovës.
 
“Tentimi është zbuluar nga reparti për punë operative në pikën kufitare të Tabanocit pas kryerjes së kontrollit të minibusit në pronë të një agjencie turistike nga Shqipëria me të cilën janë transportuar shtatë udhëtarë. Aksioni ka filluar me ekipin mobil, i cili ka vërejtur ndryshime te automjeti, më pas janë konfirmuar dyshimet me skenimin e veturës, me ç’rast janë gjetur katërmbëdhjetë qese të tejdukshme, ku janë paketuar 500 mijë euro para të gatshme. Në pajtueshmëri me ligjin, të hollat e konfiskuara i janë dhënë agjencisë për konfiskimin e pasurisë dhe janë deponuar në Bankën Popullore.”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski.