Botë

Zjarre në Kaliforni, 17.000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre

20.05.2026 12:12

Më shumë se 17.000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre...

Më shumë se 17.000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të zjarreve të vazhdueshme Sandi pranë Los Anxhelosit.
 
Autoritetet kanë paralajmëruar se situata është kritike dhe se zjarret janë jashtë kontrollit duke u kthyer në një “kërcënim të menjëhershëm për jetën”. Pavarësisht shtrirjes së madhe të zjarrit dhe erërave të forta që po i vështirësojnë operacionet, autoritetet duken optimistë se do të arrijnë ta përmbajnë atë përpara se të përhapet plotësisht. Fillimisht, erërat me shpejtësi deri në 48 kilometra në orë ua vështirësuan zjarrfikësve shuarjen e flakëve, duke i përhapur ato.
 
Zëdhënësi i zjarrfikësve të Kalifornisë, Andrju Doud, tha: “Kemi bërë përparim të madh në këtë zjarr falë kushteve të përmirësuara të motit.”.
 
Në të njëjtën kohë, autoritetet po luftojnë me një tjetër zjarr të madh në ishullin Santa Rosa, pranë brigjeve të Kalifornisë Jugore, i cili është zgjeruar në rreth 23 milje katrorë. Zjarri mbetet jashtë kontrollit dhe ka djegur më shumë se 14.600 hektarë.