Spiunimi në Presidencë, MPB ende pa rezultate, po bëhen analiza
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion...

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nga dhjetori i vitit të kaluar ka hapur lëndë për dyshime për spiunim në kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Edhe pas disa muajve, MPB-ja nuk ka dorëzuar rezultate nga analizat e kompjuterëve dhe telefonave, e as nga video-xhirimet e kamerave të sigurisë.
“Deri më sot, MPB-ja nuk ka dorëzuar informacione kthyese, njoftim për veprime të ndërmarra në lidhje me kopjet e videove të sigurisë.”, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Kabineti i presidentes ka njoftuar Prokurorinë se nuk ka kopje të kamerave të sigurisë dhe se incizimet i ka menaxhuar Ministria e Brendshme. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë për disa nga aktivitetet e ndërmarra.
“Është kryer edhe bisedë zyrtare me persona të punësuar në kabinetin e presidentes dhe për të njëjtat është njoftuar Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.”, - thonë nga MPB.
Mickoski me kritika të ashpra
Kryeministri Hristijan Mickoski me kritika të ashpra për skandalin e spiunimit në villën “Vodno”, duke thënë se bëhet fjalë për struktura nga e kaluara.
“Ajo është shtresa e spiunëve të shoqërisë, struktura nga e kaluara, të cilët kanë qenë si brejtës në kabinetet e ish-politikanëve, kryetarëve, kryeministrave dhe ata prezantohen si grup të punësuarish dhe drejtojnë shkrime anonime deri në Prokurori. Kuptohet atje është Islam Abazi, menjëherë të shpejtojë dhe të krijojë panik në opinion se diçka ka ndodhur. Unë nuk do t’i komentoja ata, pasi mendoj se duhet t’i harrojmë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Prokuroria dyshon se të dhënat elektronike nga kabineti i presidentes janë xhiruar jashtëligjshëm dhe mund të përfundojnë në shërbime sekrete të huaja. (Meral Ismaili, TVM2)
