Maqedoni
Gashi e caktoi Komisionin për financim dhe buxhet
21.05.2026 10:40
Gashi për në orën 11 e caktoi vazhdimin e Komisionit për financim dhe buxhet....

Gashi për në orën 11 e caktoi vazhdimin e Komisionit për financim dhe buxhet. Para dy ditësh, kryetarja e komisionit, Sanja Lukarevska nga LSDM, e ndërpreu debatin pasi pushteti dhe opozita u përplasën për kredinë e re dhe strategjinë fiskale.
Palët akuzuan njëra-tjetrën se kush po ikën nga debati në Kuvend, për cilën pikë duhet të diskutohet së pari, por edhe për atë nëse ka kushte hapësinore në sallë. VMRO-DPMNE dorëzoi letër deri te Gashi dhe Lukarevska për zhbllokimin e komisionit amë dhe nisjen e debatit për huamarrjen e re prej 260 milionë eurosh.
Sipas partisë, LSDM po e mban Kuvendin peng. Nga partia opozitare kërkojnë llogaridhënie se për çfarë do të përdoret kredia.
