Maqedoni

Filipçe: Vendi kryeson me reforma të parealizuara

21.05.2026 12:02

Filipçe potencoi se janë humbur mbi 200 milionë euro nga Bashkimi Evropian...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, potencoi se janë humbur mbi 200 milionë euro nga Bashkimi Evropian, për shkak të  reformave të parealizuara të Qeverisë së Mickoskit. Komisioni Evropian miratoi vetëm 65.7 milionë euro për reformat e zbatuara në Maqedoni, megjithëse 134.87 milionë euro ishin planifikuar për periudhën nga qershori deri në dhjetor të vitit  2025. Sipas tij, 65 milionë euro shtesë nga periudha e mëparshme mbetën të patërhequra, për shkak të reformave të parealizuara.
 
“Në vend të 134 milionë euro, plus 60 milionë nga obligimet e papërfunduara nga viti 2024 që duhej t’i marrim, nëse kjo Qeveri kishte kapacitet të vërtetë për të punuar d.m.th. mund të përfitonim afërsisht 200 milionë euro, por ne marrim vetëm 65 milionë euro. Ende më shqetësues është se duhet t’i paralajmëroj qytetarët se këto ndoshta janë paratë e fundit që i marrim nga BE-ja, tani kur BE-ja do t’i përpilojë buxhetet e ardhshme që bëhen periudhë 7-vjeçare dhe ne nuk bëjmë hap para drejt BE-së është e mundur që të mos hymë në buxhetimin e paraparë, që është shenjë se do ta humbasim edhe trenin e fundit.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.