Maqedoni

Tramp: Lufta në Iran mund të përshkallëzohet

21.05.2026 12:27

Presidenti amerikan Donald Tramp tha se ishte i gatshëm të priste "disa ditë" për përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të fundit nga Uashingtoni...

Presidenti amerikan Donald Tramp tha se ishte i gatshëm të priste "disa ditë" për përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të fundit nga Uashingtoni, që synonte t'i jepte fund luftës, por paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohej shpejt, nëse Teherani nuk jep "përgjigje adekuate.
 
Kur u pyet se sa kohë ishte i gatshëm të priste, ai u përgjigj: "Mund të duhen disa ditë, por gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt". Më parë, në një fjalim në një ceremoni diplomimi në Akademinë e Rojës Bregdetare të ShBA-së, Trampi tha se ShBA-ja mund të kryejnë sulme të reja ndaj Iranit nëse negociatat dështojnë. "Ne nuk do ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë.", shtoi Tramp.
 
Deklaratat vijnë menjëherë pasi Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se Teherani po shqyrtonte një propozim të ri amerikan, i cili thuhet se u dorëzua përmes ndërmjetësve pakistanezë. Që nga fundi i shkurtit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë qenë në konflikt të hapur me Iranin dhe aleatët e tij, pas një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake dhe shtetërore iraniane, në të cilat u eliminuan zyrtarë të lartë, përfshirë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Hamenei. Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe aleatëve në rajon, dhe Ngushtica e Hormuzit u mbyll, duke shkaktuar ndërprerje serioze në tregtinë globale.