Maqedoni

Tetovë, është rikonstruuar rruga “Mehmed Pashë Deralla”

21.05.2026 14:14

Kasami, së bashku me kabinetin e tij, kanë promovuar rikonstruktimin e rrugës “Mehmed Pashë Deralla” “29 Nëntori” pranë spitalit të Tetovës.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kabinetin e tij, kanë promovuar rikonstruktimin e rrugës “Mehmed Pashë Deralla”  “29 Nëntori” pranë spitalit të Tetovës. Me këtë rast, Kasami theksoi se investimi për këtë rrugë i ka kushtuar buxhetit komunal 30 milionë denarë.
 
“Sot po vazhdojmë me investimet në infrastrukturën rrugore. Bëhet fjalë për një rrugë, e cila është një arterie kryesore dhe që tani, me këtë investim, ka marrë një pamje moderne. Investimi nënkupton asfaltimin e plotë të rrugës, me një gjerësi prej 7 metrash dhe gjatësi 1.200 metra. Investimi total është rreth 30 milionë denarë. Kjo rrugë do t’ua lehtësojë qasjen qytetarëve drejt Spitalit të Tetovës, por edhe lidhjen e tre bulevardeve në qytetin tonë.”, - u shpreh kreu i Tetovës, Bilall Kasami.
 
Përndryshe, Komuna e Tetovës po vazhdon me planin e paraparë për asfaltimin e rrugëve, të cilat u gërryen para zgjedhjeve lokale.
 
VISAR SADIKI