Shëndetësi, 1.800 punonjës padisin spitalet

21.05.2026 15:07

Institucionet publike shëndetësore...

Institucionet publike shëndetësore po përballen me padi nga 1.800 punonjës. Ata kërkojnë mbi dy milionë euro. Numri më i madh i kërkesave është nga spitali klinik në Manastir, dhe numri më i madh i padive është ngritur nga punonjësit e spitalit të përgjithshëm në Kumanovë.

Trendi i njoftimit të padive të reja në sektorin e kujdesit shëndetësor është shqetësues.

“Midis 10 dhe 20 për qind e punonjësve po zhvillojnë një kontest gjyqësor. Numri më i madh i kontesteve gjyqësore, 70 për qind e tyre janë në 10 institucione dhe ato janë në këtë kategori të spitaleve të përgjithshme. Numri më i madh kontesteve gjyqësore është 317 në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës dhe Spitali Klinik i Manastirit do të kishte efektin më të madh financiar.”, - deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Në institucionet publike shëndetësore në vend punojnë rreth 19 mijë nëpunës shtetëror, numri është rritur pas pandemisë kovid-19, thonë analizat e fondit shëndetësor. Për këto ndahen mjete 1.5 miliardë denarë, prej të cilave 25 për qind janë për kontribut. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)