Maqedoni
Mjetet nga BE-ja, Filipçe: Nuk morëm çka na takonte, Mickoski bllokon
21.05.2026 15:48
Filipçe akuzoi Mickoskin se me moszbatimin e reformave, e ka bllokuar planin evropian të shtetit....

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi kreun e Qeverisë, Hristijan Mickoski se me moszbatimin e reformave, e ka bllokuar planin evropian të shtetit dhe e ka privuar Maqedoninë nga pothuajse 200 milionë euro mjete evropiane, dhe për këtë arsye kësaj radhe në kuadër të Planit për reforma ka siguruar më pak mjete.
“Në vend 134 milionë euro, plus 60 milionë nga obligimet e pambaruara nga vitit 2024, tani ne t’i fitojmë, nëse kjo qeveri do të kishte qëllim të vërtetë dhe kapacitet të punonte, mund të fitonim afërsisht 200 milionë euro, ndërkaq fitojmë vetëm 65.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Mickoski: Nga të fundit në reforma, dolëm të parë në BP
Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski kritikoi opozitën, teksa u pyet qëndrimet e LSDM-së se Qeveria po humb mjete financiare nga BE-ja, për shkak të reformave të parealizuara. Mickoski tha se Qeveria ka shënuar shumë arritje duke theksuar se synojnë që deri në fund të vitit mbështetja të rritet ndjeshëm.
“Supozoj që atmosfera në opozitë është specifike dhe si rezultat i asaj atmosfere, ndonjëherë gjatë ditës kemi qëndrime të ndryshme për të njëjtën temë. Ndonjëherë ata arrijnë edhe të demantojnë vetveten gjatë ditës. Filluam punë intensive pas zgjedhjeve lokale dhe në raportin e janarit ishim të parët. Pas raportit të qershorit dhe 30, 31 milionëve që janë mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, në fund të vitit do t'i afrohemi shifrës prej 100 milionëve mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Me lëshimin e fundit të mjeteve, sipas pakove përkatëse të përgatitura nga BE-ja, për Maqedoninë e Veriut shuma arrin në 142.1 milionë euro, për Shqipërinë 212.8 milionë euro dhe për Malin e Zi 89.3 milionë euro.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
